Presheva po tkurret përditë…

Blerim Latifi

Mbi 6000 shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet e djeshme në Serbi. Adresat e tyre janë pasivizuar dhe fshi nga administrata shtetërore serbe. Kështu spastrimi etnik në Luginë të Preshevës po vazhdon në mënyrë të heshtur, graduale dhe të pandalshme. Akti i fundit i dramës së Toplicës, të nisur me 1876, po luhet tani para syve tanë dhe ne nuk jemi të zotë të bëjmë asgjë, përveçse të bëjmë ndonjë deklaratë, e cila në fund të ditës përfundon në koshin e lajmeve të vjetra. Tirana zyrtare edhe më keq: asnjë deklaratë nuk është në gjendje ta lëshojë. Arsyeja është e qartë: bontoni i Ballkanit të Hapur nuk ia lejon. Kështu, fataliteti i historisë shqiptare që e ka emrin Tkurrje Territoriale, po vazhdon.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey