Presidenti amerikan Dekret të ri për shpalljen “non grata” të atyre që cenojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i ShBA, Joe Biden firmos një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA.

Dekreti do të përfshirë persona të cilët janë të lidhur me korrupsionin dhe do të ketë efekt mbi ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë përdorur asetet publike për të përfituar personalisht apo për qëllime politike.

letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit amerikan thuhet se bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues që firmosur në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në këtë dekret do të jetë përfshirë dhe Shqipëria.

“Në kuadër të situatës në territorin e ish Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe përhapja e gjerë midis qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e Biden.

Në dekret thuhet:

  • Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen ,eksportohen, tërhiqen; nga asnjë person i përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
  • si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në shkelje, apo vepra që cenojnë paqen, sigurinë, stabilitetin apo integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor.
  • si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në veprime apo politika që cenojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
  • të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në një shkelje, ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin, të ndonjë sigurie rajonale, paqeje, bashkëpunimi ose marrëveshjeje ose kornize të njohjes reciproke ose mekanizmi i përgjegjësisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit të Zbatimit të Paqes ose Bordit Drejtues të tij; ose Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, ose, në lidhje me ish Jugosllavinë, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetjeve për Tribunalet Penale;
  • të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jesh i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në abuzim serioz të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor;
  • të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;
  • të ketë asistuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike për, ose mallra ose shërbime për ose në mbështetje të çdo personi, pasuria dhe interesat e tij në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër, etj…

Vendimi vjen pak ditë pasi Departamenti i Thesarit Amerikan shpalli ‘non grata’ disa biznesmenë nga Bulgaria. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli si person ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Vendimi është përshëndetur dhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey