Presidenti i FIFA-s i habit të gjithë: Italia jashtë Kupës së Botës? Më vjen të qaj…

Ai nuk fshihet pas heshtjes dhe asgjëje tjetër, quhet Gianni Infantino. “Unë me të vërtetë dua të qaj, – thotë presidenti i FIFA-s, i cili pranon të gjithë zhgënjimin e tij si tifoz për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës së Katarit.

– Për të gjithë italianët është e trishtueshme, është Botërori i dytë radhazi në të cilin axurrët nuk marrin pjesë, – nënvizoi ai në mikrofonat e “RaiSport”. – Dhe nëse kualifikohen në Botërorin e ardhshëm do të jenë 12 vite mungesë”.

Më pas, Infantino kujton të kaluarën e tij: “Kthehem pas në fëmijëri, emocionet me Kupën e Botës më ’78 dhe ’82 ishin gjëra që më bënë të dashurohesha me futbollin.

Është e trishtueshme për tifozët italianë, por ky është kompetiviteti; 32 kombëtare kualifikohen. Kupa e Botës luhet çdo 4 vite, tani për tani…”

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey