Presidenti i Serbisë takohet me atë të Bullgarisë – kjo ishte agjenda

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Dimitrovgrad.

“Pakica bullgare duhet të jetë urë midis Bullgarisë dhe Serbisë”, tha Vuçiq në fillim. Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen ndaj Serbisë.

“I uroj të gjitha të mirat popullit bullgar, ne jemi miq dhe vëllezër”, shtoi ai.

Dimitrovgradi do të zbukurohet me flamuj serbë dhe bullgarë me rastin e vizitës së dy presidentëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe mysafiri i tij, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, u takuan sot në Dimitrovgrad me përfaqësuesit e pakicës bullgare.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Dimitrovgrad dhe Bosilegrad të Serbisë, bullgarët përbëjnë shumicën e popullsisë, 71.82 përqind në Bosilegrad dhe 53.5 përqind në Dimitrovgrad.

Në komunat e Dimitrovgradit dhe Bosilegradit, gjuha bullgare është në gjuhë zyrtare.

Pas takimit me përfaqësuesit e pakicës bullgare, të dy presidentët do t’u drejtohen mediave në një konferencë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey