Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy kombeve. Po ashtu ai vlerësoi qëndrimin e Ramës për nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën. “Urime për […]

maj 14, 2025 - 01:00
 0  4
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy kombeve. Po ashtu ai vlerësoi qëndrimin e Ramës për nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, shkruan Zelensky.