Presidenti Meta prej sot nis vizitën treditëshe në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta prej sot nis vizitën treditëshe në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti shqiptar fillimisht do të pritet me një ceremoni të lartë shtetërore nga homologu vendas, presidenti Stevo Pendarovski. Në agjendën e vizitës janë paraparë takimet me krerët e tjerë shtetëror, por edhe krerët e partive politike.

Ministria e Brendshme informoi se për shkak të kësaj vizite në Shkup do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey