Presidenti Pendarovski për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Presidenti Stevo Pendarovski që sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë.

Presidenti Pendarovski sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe me ministrin shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot. Në Malme presidenti Pendarovski do ta vizitojë kishën ortodokse maqedonase “Shën Naumi i Ohrit” ku do të realizojë takim me shoqatat e mërgimtarëve të Maqedonisë nga qyteti.

Nesër në Malme, presidenti Pendarovski do të realizojë takim me kryeministrin e Mbretërisë së Suedisë, Stefan Lofven ndërsa në Geteburg do të realizojë takim me përfaqësues të Aleancës maqedonase në Suedi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey