Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Kroaci. Shefi i shtetit pasdite në Zagreb do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga presidenti Zoran Millanoviqi, pas çfarë do të mbahet takim tet-a-tet midis të dy shefave të shteteve dhe takim plenar të delegacioneve të të dyja shteteve.

Pendarovski sot do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviqin dhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviqin.

Presidenti Pendarovski nesër do të mbajë fjalim në takimin afarist dypalësh – me fokus në investime, i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Tregtare Kroate, ndërsa në të cilin do të marrë pjesë edhe delegacioni i biznesit të Maqedonisë së Veriut.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey