Presidenti serb kërcënohet me vdekje

Aleksander Vuçiq kërcënohet me vdekje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Zëvendësministret Zorana Mihajloviq dhe Maja Gojkoviq kanë dënuar kërcënimet me vdekje që i janë bërë Vuçiqit përmes rrjeteve sociale.

“Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon presidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një ndryshim mendimi, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje,” tha Mihajloviq.

Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa kri.meve.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey