Presidenti serb: Qeveria në Kosovë le ta bëjë punën e saj, ne e bëjmë tonën

Vuçiq: Qeveria në Kosovë le ta bëjë punën e saj, ne e bëjmë tonën.

Sot, pasi vizitoi manastirin Poganovo, ku bisedoi me Peshkopin Vasilije dhe klerikët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk i ka lexuar letrat më të fundit mbi “non-paper”-in që flet për autonominë e veriut të Kosovës dhe se ai nuk dëshiron të dëgjojë kërkesat e Prishtinës në lidhje me manastiret në Kosovë. Ai tha se Serbia do t’i ruajë ato, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, Vuçiq tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.

Kur e pyetën nëse kjo e frikëson, ai tha se nuk e tremb, por tha se ndien shqetësim.

“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të shpëtojmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës”, tha Vuçiq.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey