Presidentja e KE-së javën tjetër viziton Shkupin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen javën tjetër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.

Lajmi është konfirmuar sot nga zëdhënësi i KE-së, Erik Mamer, duke shtuar se në fokusin e vizitës do të jenë zgjedhjet në këtë vend, procesi i regjistrimit si dhe kontesti në raportet mes Shkupit dhe Sofjes.

Vizita e zyrtares së lartë evropiane në Shkup do të jetë në kuadër të turneut ballkanik që do të realizohet nga 28-30 shtator. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey