Presidentja e KE-së sot në Shkup, takime dhe agjenda në Kuvend për propozimin francez

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen mbërrin sot në Shkup për të qenë e pranishme në seancën e Kuvendit, ku në rend dite është propozimi francez, që i hap rrugës vendit për fillimin e negociatave me BE-në.

Zyrtarja e lartë evropiane përpos pranisë në seancën e Kuvendit, ajo do të takohet me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell INA.

Kryetarja e KE-së, gjatë vizitës së saj në Shkup, sot në kuadër të seancës plenare të 80-të, me fillim nga ora 13:00 do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët do të mund të ndjekin fjalimin e kryetarit të KE-së nga galeria në sallën plenare.

Me fillim nga ora 13:30, në rend dite do të jetë Informata për përmbajtjen e Propozimit – Korniza negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, propozuar më 30 qershor nga presidenca e Francës me Këshillin e BE-së. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey