Presidentja e KE zbulon detaje, ja kur do mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, deklaroi të premten gjatë një konference me kryeministrin kroat, se më 17 shkurt do të zhvillohet konferenca e donatorëve për Shqiperinë.

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë do të zhvillohet në Bruksel”, nënvizoi ajo.

Ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore i përmbushën kushtet e vendosura, tani është radha e BE-së për të filluar bisedimet e pranimit

“Metodologjia e re e zgjerimit do të prezantohet para samitit të Zagrebit. Hapje e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jetë paralelisht me reformimin e procesit të zgjerimit”, tha Von Der Leyen.

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian konfirmoi përmes një postimi në twitter

“Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey