Presin lëvizjen e lirë, kosovarët nga shkurti duhet të paguajnë më shtrenjtë vizat

Shqiptarët e Kosovës presin ditën kur do të marrin lajmin e mirë të heqjes së regjimit të vizave për ta, por ndërkohë, nga 2 shkurti do të përballen me një rritje të çmimit për vizat Schengen.

Shtypi vendas citon për këtë informacion faqen e Schengenit, ku theksohet se ndërsa tarifa aktuale është 60 euro, nga fillimi i muajit të ardhshëm, aplikuesve do t`u duhet të paguajnë 80 euro. Një rritje, që llogaritet të jetë mbi 30% më shumë. Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu edhe zgjatjen e periudhës së aplikimit. Ata që duan të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, ndërsa aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Ky ndryshim i Rregullores për Vizat është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian qershorin e vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen. Përveç kësaj, vendet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesimin e vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey