Prezantohet parku solar afër Shtipit

Vitin e ardhshëm duhet të fillojë të ndërtohet një park solar për prodhimin e energjisë elektrike në vendin ku duhej të ishte aeroporti i mallrave në Shtip. Ky investim do të jetë në gjendje të kënaqë 94 mijë familje me energji elektrike. Sasitë e para pritet të prodhohen në vitin 2023, dhe në vitin 2024 parku solar do të ndërtohet plotësisht. Bëhet fjalë për investim francez, i cili në fund të projektit, sipas investitorit, duhet të arrijë në rreth 270 milionë euro, shkruan Alsat.

“Ky lokacion, sipas analizave të rrezatimit diellor, karakteristikave të tokës dhe largësisë nga rrjeti i transmetimit ka kushte të shkëlqyera për ndërtimin e një centrali foto-voltaike. “Projekti strategjik do të zbatohet me një kompani franceze për prodhimin e energjisë elektrike ekskluzivisht nga burime të rinovueshme”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

“Ky investim ka një rëndësi të madhe strategjike, sepse do të kontribuojë në forcimin e pavarësisë energjetike të vendit dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë vendin ta realizojë planin e tij ambicioz, për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit. Natyrisht ajo se si do të realizohet ky investim duhet të përcaktohet me një ligj të veçantë”, tha Siril Bomgartner, ambasador i Francës./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey