Prishet “party” në Qendër të Shkupit, arrestohen 28 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona, transmeton Alsat. Të njëjtit dyshohet se kanë shkelur rregullat gjatë pandemisë.

“Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në rrugën “Sllavejko Arsov”, në shtëpinë e V.Gj., ku janë hasur 28 persona në një aheng”, njoftojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plot të çështjes, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodit Penal.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey