“Prishja e Teatrit, akt lufte”, Basha takon aktorët, Liçaj: Rama ose ti, ose ne

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar sot pasdite grupin e aktorëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Pas një takimi të zhvilluar në selinë e PD-së, kryedemokrati në një deklaratë për median e ka cilësuar prishjen e Teatrin Kombëtar si një akt të pastër lufte.

“Qytetarët e Tiranë s’janë përballur me dhunë për diçka që u takon. Ky akt për prishjen teatrit të Tiranë është një akt i pastër luftë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë mbështetësve të opozitës, që ta kuptojnë që Teatri është vija ë kuqe me pushtetin që u ka lënë pa rroga, që u merr taksat dhe u vë gjoba, dhe u jep oligarkët. Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për shembjen teatrit ta presin popullin te ministritë, në Surrel dhe në qendrat tregtare. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, deklaroi Basha.

Ne nje reagim ne Twitter i kryetarit Basha pas takimit me Aleancen per Mbrojtjen e Teatrit, ritheksoi se “Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Nuk mund të vuajë një popull i tërë për makutërinë e çmendur të një njeriu! Prishja e TK është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!”.

Regjisori Edmond Budina pas takimit u shpreh se ka në adresë të tij ka pasur kërcënime nga persona anonimë. Me tone të ashpra ai deklaroi se artistët dhe qytetarët do të reagojnë me çdo mjet kundër vendimit për ta kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

“Keni dëgjuar gënjeshtër, që kryetari i bashkisë shpif dhe gënjen. Sot më kanë ardhur kërcënime nga njerëz anonim që në fotografinë e tyre kishin Al Capone. Këto kërcënime t’i mbajnë për veten e tyre dhe për kryetarët e bashkive. Ata janë me profile false. Me ne nuk do të luaj askush. Zjarri që do të ndezin ata, do të djegë shtëpitë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira. Populli i Tiranës do të jetë atje. Ne jemi qytetarë të lirë që nuk bëjmë pjesë në asnjë pati politike. Në këtë rast nuk mbrohet as PD, as LSI, e as opozita. Por mbrohet dinjiteti i qytetarisë shqiptare. Tregimi i forcës prej tyre, tregon se jemi në shtet dhune. Gjithçka është në dorën e pushtetit. Ky është moment tepër i vështirë. Ne do të reagojmë sipas reagimit që do të bëjnë ata.”, tha Budina.

Ndërsa aktori Neritan Liçaj ka qenë më i ashpër në reagimin e tij, duke i deklaruar se në këtë betejë, sipas tij, do të ketë: “ose do të fitojë Rama, ose ne aktorët”.

“Një mesazh për kryeministrin e rraskapitur, teatri është flamuri kuqezi dhe kur mendon që luan me këtë flamur, luan me ekzistencën e popullit. Bujrum të përplasemi, o ti o ne o kryeministër i rraskapitur i Surrelit, të jesh i sigurt që do humbasësh”, tha aktori.

Takimi erdhi menjëherë pasi bashkia bëri të ditur se të hënën do të miratohet në këshillin bashkiak projekti për teatrin e ri.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey