Prishtinasja denoncon sjelljen çnjerëzore të punëdhënësit

Prishtinasja denoncon sjelljen çnjerëzore të punëdhënësit: Nuk ma dha as rrogën, punoja 9 orë pa kontratë.

Të shumta janë rastet në Kosovë ku në sektorin privat shkelen me të madhe të drejtat e punëtorëve.

Një rast të tillë e ka denoncuar në grupin “Network Prishtina” edhe një qytetare nga kryeqyteti.

Ajo ka rrëfyer se si kishte punuar për një vit e gjysmë në një market, pa kontratë, me rrogë minimale e nëntë orë në ditë.

Për më tepër, ajo ka treguar se si pronari e ka detyruar të lë punën, madje pa ia dhënë pagën.

Ajo thotë se rastin e ka lajmëruar në Inspektorat, për të treguar se personi në fjalë as nuk i paguan tatime shtetit, mirëpo që ka hasur në vesh të shurdhër pasi ata nuk i janë lajmëruar në telefon.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Pershendetje, po drejtona ktu se spo kom ku tjeter. Kom punu 1 vjet e gjyse me ni market, pa kontrat, pa sigurim pa kurgjo. Rrogen e kom pas minimale, kom punu 9ore ndite, prej 6 deri n15:00 edhe prej 15;00:00. Mka detyru me ja lon punen, edhe sma ka dhon pagen. Une di qe aj person punon pa i pagu tatime shtetit, e shume sene nkundershtim me shtetin. Kom provu me lajmru n’ispektoriat as sma kan qel telefonin bile, a ka mundesi dikush mem tregu ku mu drejtu? A funskionon dicka nket shtet a kurgjo?.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey