Pritet lehtësimi i masave, gastronomia do të vazhdojë të punojë vetëm në ambiente të hapura

Nuk parashikohen rekomandime lehtësuese për objektet gastronomike. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se duhet të mbetet në fuqi masa që këto objekte të punojnë vetëm në hapësira të hapura dhe me orar të kufizuar, shkruan Alsat.

“Ka protokolle për mbajtje të ngjarjeve të ndryshme. Kurse, ligjërata, mbledhje dhe gjëra të tilla. Në suaza të këtij organizimi, protokollet mund të respektohen, por nuk do të respektohen në dasma dhe ahengje ose në orët e vona të punës në objektet e gastronomisë në hapësirat e brendshme. Prandaj mbetet rekomandimi që këtë objekte të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket paralajmërimeve për rekomandime lehtësuese pas 15 qershorit, autoritetet thonë se të njëjtat sipas parashikimeve epidemiologjike pritet të miratohen, por që duhet të kemi kujdes pasi virusi vazhdon të jetë i paparashikueshëm.

“Askush në botë në asnjë vend nuk mund të jep parashikim të saktë. Mund të ketë ndonjë mutacion të virusit që mund të jetë më ngjitës se llojet tjera, dhe kjo ta ndryshojë pasqyrën epidemiologjike. Po ndodh në disa vende në botë, me çka vaksina ndihmon që mos të kemi raste të rënda dhe vdekje. Parametrat aktuale tregojnë se nuk ka shenja që diçka po e keqëson gjendjen epidemiologjike”, tha mes tjerash ministri Filipçe./alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey