Pritet mirë projekti “Diva” nga Bardhi

Bardhi është bërë ndër rep-artistët që po pëlqehet në masë të madhe nga audienca.

Ai në rrjete sociale shpesh po shpërndan informacione, të cilat janë përkatësisht nga jeta dhe karriera profesionale.

Para dy ditësh ai bëri të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor, i cili mban titullin “Diva”.

Deri më tani duket se është pritur tej mase mirë, pasi brenda 48 orëve ka arritur të grumbullojë mbi 1.6 milion klikime në kanalin YouTube.

Për instrumentalin e kësaj kënge është përkujdesur Çelik Lipa, kurse klipi është realizuar nga Imagine Films.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit ai ka qenë aktiv me prurjet muzikore, të cilat janë tejet të suksesshme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey