Pritet shi i rrëmbyeshëm!

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil, paradite me periudha të diellit, rreth mesditës dhe pasdite me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në dy ditët në vijim do të jetë jostabil në shumë vende, ndërsa pritet lokalisht proceset të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm për kohë të shkurtër, zbrazje elektrike më të shpeshta dhe paraqitje të breshërit.

“Në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën drunj të vetëm”, rekomandon DPHM.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 23 deri në 31 gradë Celsius, ndërsa indeksi UV =7. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe temperaturë deri në 28 gradë Celsius. Pasdite në disa pjesë të fushëgropave do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar.

DPHM kumtoi se temperatura në ditët në vijim dukshëm nuk do të ndryshohet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey