Pritje sa më e mirë e mërgimtarëve, Dehari takoi krerët e MPB-së

Dehari takoi krerët e MPB-së, kërkoi sigurimin e kushteve për pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me ministrin dhe zëvendësministrin e MPB-së, Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi.

“Takim i frytshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bashkë me ministrin dhe zv/ministrin biseduam për punët dhe problemet që na tangojnë në qytetin tonë dhe zgjidhjen e tyre, duke filluar nga rendi dhe qetësia publike,rendi në komunikacion, si dhe lufta kundër dukurive negative (droga, vjedhjet, etj)”, ka nënvizuar Dehari.
Ai ka bërë të ditur se theks të veant në këtë takim ka vendosur për periudhën e ardhjes së bashkatdhetarëve tanë gjatë sezonit të verës, për të krijuar kushte sa më të mira sigurie në trafik!

“I falënderova për rezultatet e arritura në luftën kundër drogës dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, si dhe për punët tjera në interes të qytetarve!”, nënvizoi Dehari. (INA)

https://www.facebook.com/photo?fbid=4379501338748907&set=a.564835770215502

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey