Probleme me dorëzimin e formularëve, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë sot para Vettingut

“Thikë pas shpine ndaj nesh”/ Mimoza Hafizi shpall kandidaturën për Rektore të UT

“Thikë pas shpine ndaj nesh”/ Mimoza Hafizi shpall kandidaturën për Rektore të UT

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Beçajt ju shtynë dy seancat e vetingut pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj.

Çështja e Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj. Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më 17 shkurt 2020 DSIK ka vënë dijeni KPK se Beçak nuk kishte dorëzuar ende formularin si detyrim të saj.

Sipas KPK, gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vetingut

Beçaj tha para trupës gjykuese të KPK se: “për të siguruar të ardhura kam ushtruar edhe detyrën e avokatit. Nuk kam qenë gjyqtare në detyrë dhe për këtë arsye nuk e kam plotësuar. Konfirmimin në detyrë si gjyqtare në Gjykatën e Lartë e kam marrë shumë më vonë pasi janë plotësuar formularët në kuadër të vetingut”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey