Problemet me zemrën, lajme aspak të mira nga Barcelona për Agüeron

Lajmet që vijnë nga “Catalunya Radio” për Kun Agüero, sigurisht që nuk janë pozitive. Sipas raportimeve nga transmetuesi spanjoll, argjentinasi tashmë është informuar se problemet e zemrës mund ta detyrojnë të tërhiqet nga futbolli.

Rasti i tij u krahasua me atë të futbollistes Caroline Graham Hansen, e cila ka kaluar disa analiza kardiologjike dhe së shpejti do të nisë procesin e rehabilitimit për t’u rikthyer në lojë. Megjithatë, tabloja kardiologjike e Agüeros duket më e komplikuar. Analizat, të cilave iu nënshtrua ditëve të fundit, treguan se patologjia nga e cila vuan argjentinasi është e papajtueshme me futbollin profesionist.

33-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Alavés, pasi pati shqetësime në gjoks dhe me frymëmarrjen. Lojtari do të vazhdojë t’iu nënshtrohet kontrolleve dhe testeve në muajt e ardhshëm, por siç raportohet nga “Catalunya Radio”, pesimizmi për rifillimin e aktivitetit konkurrues fillon të filtrohet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey