Prodhohet vaksina e parë anti-COVID në formën e pilulave, provat e para optimiste

Të dhëna optimiste kanë dalë nga provat e para të vaksinës në formën e pilulave për parandalimin e COVID-19. Kjo vaksinë e quajtur Oravax, është një prodhim i kompanisë izeralito-amerikane, Oramed Pharmaceuticals dhe kompanisë indiane, Premas Biotech. Provat e para të kryera tek kafshët ka rezultuar se vaksina orale ka prodhuar antitrupa që sigurojnë imunitet ndaj koronavirusi.

Rezultate premtuese janë arritur duke marrë vetëm një kapsulë të Oravax, shkruan Buisinessinsider. Më tej thuhet se kjo vaksinë, mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm dhe në një temperaturë dhome, gjë që eliminon problemin e ruajtës së vaksinave të prodhuara deri më tani, që duhet të vendosen në temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Kjo vaksinë pritet tanimë të testohet tek njerëzit, në disa vende, përshirë SHBA, Izraelin, Meksikën dhe disa shtete në Evropë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey