Prodhuesit e birrës ‘Corona’ pësojnë 155 milionë euro humbje

Brewer Anheuser-Busch, kompani prodhuese e birrës ‘Corona’, ka paralajmëruar për rënien më të madhe të fitimit tremujor për të paktën një dekadë, pasi koronavirusi i kushtoi rreth 155 milionë euro humbje. Gjiganti më i madh për prodhimin e birrës, i cili qëndron pas markave Corona, Budweiser dhe Stella Artois, parashikon se fitimet e tremujorit të parë do të bien me rreth 10% pasi përhapja e virusit pësoi rënie të kërkesës në Kinë. Grupi me qendër në Belgjikë tha: “Ndikimi i shpërthimit të virusit Covid-19 në biznesin tonë vazhdon të evoluojë, Përhapja ka çuar në një rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë”. Muajin e kaluar Google tha se kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 përqind, si arsye e koronavirusit.

The post Prodhuesit e birrës ‘Corona’ pësojnë 155 milionë euro humbje appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey