“Profesionist i shkëlqyer”, Messi del kundër vendimit të Barcelonës?

Sharing is caring!

Arbnora në ditët e fundit të shtatzënisë, në këtë gjendje e publikon kunata e saj

Arbnora në ditët e fundit të shtatzënisë, në këtë gjendje e publikon kunata e sajPrej mbrëmjes së djeshme, Ernesto Valverde nuk është më një trajner i Barcelonës.

Kryesuesit aktual të La Liga vendosen shkarkimin dhe në vendin e tij Quique Setién. Ish tekniku i Real Betis firmosi për 2 sezone e gjysmë, e thënë ndryshe deri në qershorin e vitit 2022. Largimi i Valverde është përshëndetur nga shumë tifozë. Por një lëvizje e tillë duket se nuk është kapërdirë mirë nga ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, “pleshti” argjentinas ka falenderuar Valverde për atë që ka dhënë në “Camp Nou”, ndërsa i ka uruar suksese në karrierë.

Faleminderit për gjithçka Ernesto Valverde. Me siguri do të jeni mirë kudo që të shkoni, sepse përveçse që jeni profesionist i shkëlqyeshëm, jeni edhe një person i shkëlqyeshëm. Paç fat dhe një përqafim i madh,” shkruan Messi.

Një status i çuditshëm ky nga ana e 6 herë fituesit të Topit të Artë, që pritet të ketë përplasje me drejtuesit e Barcelonës, pasi siç ka ndodhur në kohët e fundit, vendimet kryesore të kryesisë janë marrë pas miratimit të Messit.

Sharing is caring!

Loading...
shares