Profesor Përparim Kabo zgjedh emisionin ‘Top Story’ si ‘Personazhi i Vitit’

TOP STORY 2019

Top Story 2019Kemi qëndruar në krah të pambrojturëve, jemi reshtuar në opozitë me çdo pushtet dhe forcë politike, kemi punuar ditë-natë për treguar të vërtetën, jemi përkushtuar maksimalisht për të sjellë tek publiku atë që nuk e shikon askund. Nëse keni pak kohë, ndiqni këtë përmbledhje të emisioneve më të guximshme të Top Story. #BestOff #TopStory #Investigim #Dokumentar

Publiée par Top Story në Top Channel sur Lundi 30 décembre 2019

Profesor Përparim Kabo ka vlerësur maksimalisht emisionin investigativ “TOP STORY” që transmetohet në Top Channel, duke e shpallur simbolikisht si “Personazhin e Vitit”.

Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, profesori i njohur thekson se shqiptarët duhet të dalin nga dashuritë për kultin e individit dhe të punojnë për shëndoshjen e institucioneve. Dhe në këtë aspekt, profesor Kabo vlerëson punën e bërë nga ekipi i TOP STORY.

“Ditët e fundit të 2019 dëgjuam interesim për të shpallur njeriun e vitit, madje edhe lutje për të dhënë një pëlqim online për X apo Y, me qëllim që ai të shpallej më i preferuar edhe online. Une mendoj se ne si shoqëri duhet të dalim nga dashuritë për individin dhe duhet të shëndoshim institucionet që për fat të keq, i kemi ende shumë të dobëta. Shkak është informaliteti, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria, kapja e tyre nga autoritarizmi personal. Ndaj unë, në gjykimin tim, fitues të vitit 2019 gjej emisionin investigativ Top Story. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Përparim Kabo.

Top Story është një prej emisioneve më të ndjekura në Shqipëri, i cili ka denoncuar me fakte disa prej rasteve më të bujshme në vend.

Përmes një serie emisionesh të guximshme, duke u rreshtuar në opozitë me çdo pushtet dhe parti politike, gazetarët që realizojnë emisionin kanë goditur vazhdimisht me fakte, dokumente, e dëshmi konkrete kurrupsionin, informalitetin, papërgjeshmërinë dhe abuzimet.

“Injorantët e parlamentit, Mafia e kromit, Ilaçe që vrasin, Gërdeci i plagosur, Rreziku nga ushqimi…”, janë disa prej emisioneve që sollën për publikun informacione të panjohura më parë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey