Profesorë nga Maqedonia e Veriut e Kosova janë pajisur me tituj shkencor dhe diploma të Universitetit të Kragujevcit

Universiteti i Kragujevcit ka konfirmuar se profesorë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë pajisur me tituj shkencor në universitetin e tyre, ku kanë nisur hetime të detajuara.

Deri tani janë anuluar 22 diploma që janë dhënë nga fakulteti për shkenca mjekësore, dhe se po vijon verifikimi i të tjerave, theksoi për Evropa e Lirë, rektori i këtij universiteti Nenad Filipoviq. Sipas tij, është anuluar edhe një diplomë doktor shkence, përcjell INA.

Filipoviq ka theksuar se po hetohen 15 doktoratura të personave nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, që ka dyshime se janë marrë në mënyrë jolegale.

Informatën për këto hetime në Kragujevc e ka konfirmuar edhe Dr. Dejan Trajkovski, profesor në fakultetin teknik në Universitetin e Manastirit. Ai ka thënë se ka një listë prej qindra emrave që 10 vitet e fundit janë marrë dhe që menjëherë duhet të asgjësohen, për shkak se janë marrë me mashtrime të organizuara nga vetë universiteti i Kragujevcit. Ai ka shtuar se kjo është bërë përmes komisioneve të rrejshme, ku kandidatët më pas kanë kaluar të gjitha filtrat deri tek diploma apo titulli shkencor. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey