Profesoresha Besiana Mehmedi të kërcënoi studentët e saj, shkak një “emoji” në fejsbuk (VIDEO)

Studentët të Fakulteti të Muzikë në Universitetin e Tetovës, akuzojnë profesoresha Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale.

Për Alsat studentët e akuzojnë profesoreshën Mehmedi për bullizëm sistematik dhe kërcënime me fjalët “do tu kap për fyti”.

“Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në “Fejsbuk” i njërit prej studentëve në një postim, u bë “shkak” që kjo e fundit përdori një gjuhë që nuk i ka hije një profesoreshe si dhe kreu vepër penale duke e kërcënuar atë se “do e kap për fyti” dhe se me paralajmërimin se në të ardhmen duhet të “kemi kujdes si sillemi në Fejsbuk”, tha Ardi Lena, Student në Fakultetin e muzikës USHT.

Studentët thonë se profesoresha i ka kërcënuar gjithashtu pas ankesave të tyre se ajo i shtyn ligjëratat dhe nuk i mban në rregull. Ndërsa thonë si pasojë e sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi një studente ka përfunduar në spital.

“Nga ana tjetër, dhuna psiqike dhe bullizmi sistematik që kjo e fundit e ushtron ndaj nesh tash disa vite ka rezultuar që njëra prej studenteve për pasojë të përfundojë në spital nga sulmi i panikut gjatë orës së mësimit, në ndërkohë që profesoresha Besiana Mehmedi po ofendonte me fjalë të ndryshme njërin prej studentëve. Për këtë, kemi vërtetim mjekësor të cilin e kemi dorëzuar në dekanat së bashku me ankesat”, u shpreh Lena.

Studentët deklarojnë se e kanë informuar dekanatin e Arteve në USHT të cilit i kanë dorëzuar edhe dëshmi. Dekani tha se ka ngritur komision disiplinor për këtë rast.

“Ne jemi në proces të zgjidhjes së problemit, studentët janë ankuar, Komisioni disiplinor është në shqyrtim të rastit, ka një takim edhe në ditën e hënë. Nëse ata vendosin se ky problem duhet të shkojë në dekanat atëherë dekanati do ta shqyrtoje, nëse edhe dekanati nuk ka mundësi që të marre një vendim të drejtë atëherë kjo do të shkojë në rektorat”, theksoi Nafi Jashari, dekan i Fakuletit të Arteve USHT.

Studentët thonë se nga dekanati kanë marrë sugjerime që të vazhdojnë ligjeratat me profesoreshën, ose të presin përgjigjen prej Komisionit i cili mund të zgjasë deri në tre vite.

Me këto propozime studentët nuk pajtohen dhe kërkojnë nga UT-ja të respektojë nenin 320 të Statutit i cili garanton lirinë e shprehjes së studentëve.

Alsat e kantaktoi profesoreshën Besiana Mehmedi për të marr qëndrimin e saj për akuzat e studentëve por na tha se është jashtë shtetit dhe të hënën do të jap qëndrimin e saj./ Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey