Profesoresha maqedonase poston fletëparaqitjen e një studenti, cila është tendenca e saj?!

Letër reagimi e një studenti ndaj profesoreshës së Arteve Muzikore pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Darija Andovska

Veprimtaria e një mësimdhënësi është mision i shenjtë. Pos që duhet të plotësojë përgatitje profesionale akademike adekuate, duhet të posedojë edhe vlera të larta morale e njerëzore.

Obligim i çdo mësimdhënësi është që të jetë në shërbim te studentëve, t’i përgjigjet kërkesave të studentëve dhe të mishërohet me brengat e studentëve. Që të veçohet si një misionar i diturisë dhe të dëshmohet se arsyeton detyrën që kryen, përgjatë rrugëtimit të formësimit të personalitetit të studentëve, deri në diplomimin e tyre, mësimdhënësi duhet të shfaqet si mbrojtësi kryesor i sekreteve personale të studentëve, sidomos të atyre që nuk janë të karakterit publik (si përgjigjet në provim, çfarë shkrimi përdor, çfarë veshje përdor dhe të ngjajshëm).

Është shqetësuese sidomos kur një mësimdhënës studentët e vet i përbuz, edhe ate përmes rrjetave sociale, mbi bazë na..

Letër reagimi e një studenti ndaj profesoreshës së Arteve Muzikore pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Darija Andovska

Veprimtaria e një mësimdhënësi është mision i shenjtë. Pos që duhet të plotësojë përgatitje profesionale akademike adekuate, duhet të posedojë edhe vlera të larta morale e njerëzore.

Obligim i çdo mësimdhënësi është që të jetë në shërbim te studentëve, t’i përgjigjet kërkesave të studentëve dhe të mishërohet me brengat e studentëve. Që të veçohet si një misionar i diturisë dhe të dëshmohet se arsyeton detyrën që kryen, përgjatë rrugëtimit të formësimit të personalitetit të studentëve, deri në diplomimin e tyre, mësimdhënësi duhet të shfaqet si mbrojtësi kryesor i sekreteve personale të studentëve, sidomos të atyre që nuk janë të karakterit publik (si përgjigjet në provim, çfarë shkrimi përdor, çfarë veshje përdor dhe të ngjajshëm).

Është shqetësuese sidomos kur një mësimdhënës studentët e vet i përbuz, edhe ate përmes rrjetave sociale, mbi bazë nacionale, fetare dhe ngjajshëm.
Ja një fakt brengues, për çdo denim, edhe ate po në mënyrë publike.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve Muzikore pranë Universitetit ” Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup, e cila që nga 1 tetori 2022 do të kryej edhe detyrën e dekanes në këte fakultet, prof. Darija Andovska, në profilin e saj të fc, poston një pjesë të fletparaqitjes së një studenti të saj, ku vërehen lëshime gjuhësore përgjatë plotësimit të saj. Cila është tendenca? A është kjo e lejuar? Kush duhet të veprojë për një veprim të tillë? ….Ku është dinjiteti i një mësimdhënësi?
Shumë dilema vetëm për një fenomen djallëzor!

Ne nuk heshtëm! Rradhën e kanë institucionet (Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe MASH) dhe vetë fakulteti e universiteti ku punon mësimdhënësja. Kjo duhet të ketë epilog. Postimi më poshtë, kliko:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid031uktxH6yhNHKYwnfregNhuZzt9kcbDf3L5Rapi3KRUnhhPhG58ghzzrqPrvQi43Nl&idre=832799815

P.S.

Letra u dërgua në adresë të INA në shenjë reagimi ndaj profesoreshës

Loading...