Profesori 32-vjeçar në hall: Bukuria më ka lënë beqar, gratë mendojnë se s’jam real

Profesori i matematikës Callum Flanagan, 32 vjeç, rrëfen se ka disa kohë që nuk ka të dashur. Dhe e gjitha kjo, sipas tij vjen ngaqë duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Profesori nga Windsor, Kanada, është përpjekur të njohë dikë përmes Tinder, por jo gjithçka ka shkuar siç ka dëshiruar ai.

“Shpesh herë pamja e jashtme më pengon për të gjetur një partnere. Më pyesin shpesh nëse jam real, gjë që ndoshta tingëllon pak arrogante, por mendoj se është më shumë tregues i asaj që shumica e grave presin nga burrat këto ditë”- tha ai për The Sun.

Ai shton se shumë gra mendojnë se po gënjen. “Ndonjëherë më akuzojnë se postoj foto të të tjerëve. E kuptoj që shumë kanë hasur në shumë mashtrues në Tinder, por nuk ka asgjë të rreme në profilin tim. Njerëzit thonë je shumë i bukur, shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Kam shumë foto në Tinder, gjë që mendoj se është mjaft shqetësuese për gratë”- thotë 32 vjeçari./GazetaInfokusi

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey