Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për softuerin e Rashkovskit

Pas storjeve të botuara nga “360 Gradë” në lidhje me softuerin për shkelje në trafik të siguruar nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, dje Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë para-hetimore, transmeton Portalb.mk.

“Duke i ndjekur shkrimet disa ditore në media për blerjen e softuerit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore, pas çka prokurori i lëndës ka dhënë më shumë urdhra për grumbullim të dokumentacionit të nevojshëm. Ndaj urdhrave të prokurorit, do të veprojnë hetuesit e qendrës hetuese në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, informuan nga Prokuroria.

Në ndërkohë, Ministria e Brendshme prokurorinë në fjalë e informoi në lidhje me veprimet e tyre në këtë çështje.

Dhjetë ditë më parë, “360 Gradë” publikoi një storje, që fliste për prokurimin e softuerit për kundërvajtje në trafik në vlerë prej 81.000 euro, të cilin Rashkovski e prokuroi për nevojat e Ministrisë së Brendshme, ndërsa ata thanë që as nuk ishin në dijeni për sigurimin e një softueri të tillë e as, dhe madje as nuk iu duhet.

Më vonë, u zbulua se Rashkovski është autor i një softueri të tillë të ngjashëm, ndërsa në serinë e tretë të storjeve mbi këtë temë, u botuan rrethana të reja të diskutueshme në lidhje me këtë rast.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey