Prokuroria sot thotë fjalët përfundimtare për “Organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit”

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, sot do të thotë fjalët përfundimtare për rastin kundër “Organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit”.

Këshilli Penal për këtë rast e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për 6 dhe 12 korrik.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey