Prokurorja Fatime Fetai sot ka një ditë të veçantë (FOTO)

Prokurorja Fatime Fetai sot feston ditëlindjen. Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta në rrjetet sociale nga miq të saj, përcjell Gazeta Lajm.

“E guximshme, e drejtë, e denjë, e pathyeshme… Fatime paç ditëlindje shumë të gëzuar”, e ka uruar ish kolegu i saj nga PSP, Borçe Trajkovski.

Kush është prokurorja Fatime Fetai?

Prokurorja e prokurorisë speciale, Fatime Fetai, e cila para mediave të premten e shpalli lëndën për mashtrimet zgjedhore, është relativisht e re në moshë, 37 vjeç. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës./Lajmpress

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey