Prokurorja Ruskovska për 27 prillin: Gjithçka ka qenë e planifikuar

Prokurorja Vilma Ruskovska në fjalët përfundimtare tha se Prokuroria ka arritur të dëshmojë se të akuzuarit në lëndën “Organizatorët të 27 prillit” kanë kryer prishje të rendit kushtetues. Ajo sqaroi rolin e Veljanovskit, ministrave Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovskin, të cilët, sipas saj, kanë dalë nga faktet materiale dhe deklarimet e dëshmitarëve. Ruskovska po ashtu theksoi se qindra dëshmitarë që kanë deklaruar para gjykatës se nuk i ka organizuar asnjë kanë dhënë deklaratë të rreme që paraqet vepër penale.

“Gjithçka është ditur, gjithçka ka qenë e planifikuar, vetëm se nuk është ditur data. Të akuzuarit e kanë ditur se çfarë po bëjnë, nuk kanë qenë të manipuluar. Ata kanë dashur të parandalojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të parandalohet formimi i Qeverisë nga shumica parlamentare”, tha Ruskovska.

“Prokuroria dëshmoi se të akuzuarit që qëndrojnë para juve kanë përgatitur plan për ta rrezikuar rendin kushtetues të Maqedonisë, me akte të dhunës dhe të pamundësojnë lëshimin e qetë të pushtetit. Dëgjuam dëshmitarë, pamë dhe lexuam shumë fakte materiale. E gjithë kjo kontribuoi të vërtetohet aktakuza. Prokuroria dëshmoi se secili nga të akuzuarit ka pasur rolin e vet, si para ngjarjeve, ashtu edhe pas 27 prillit. Roli i Veljanovskit ka qenë të ndalohet zgjedhje kryetarit të Kuvendit, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski kanë organizuar protestat ‘Për Maqedoni të përbashkët’ dhe ta parandalojnë zgjedhjen, ndërsa Vladimir Atanasovski me dhunë të ndalojë zgjedhjen”, tha Ruskovska.

Prokurorja citoi edhe deklaratat e dëshmitarëve që i ka propozuar edhe Prokuroria por edhe të akuzuarit. Ajo shtoi se të gjithë dëshmitarët e OBRM-PDUKM-së e kanë deklaruar të njëjtën. Ajo citoi edhe nene nga Rregullorja me deklarime se Veljanovski nuk e ka respektuar Rregulloren dhe nuk ka lejuar replika dhe kundër replika për “Platformën e Tiranës”, edhe pse nuk ka qenë si pikë diskutimi.

“Me të drejtë mund të parashtrojmë pyetje pse Veljanovski jo vetëm në cilësinë e kryekuvendarit, por edhe si jurist nuk ka reaguar. Të gjithë e kemi të qartë se pse propozimi i Spasovskit nuk është vendosur për votim, dhe kjo është që me çdo çmim të parandalohet zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dhe lëshim të qetë të pushtetit”, tha Ruskovska.

“Të akuzuarit Jankieski dhe Ristovski kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave. Veljanovski vazhdimisht është njoftuar për këto protesta. Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski dhe dëshmitari Aleksandar Vasilevski kanë bërë planë që në rast të tentimit për zgjedhje të kryetarit në Kuvend, të nxitet dhunë dhe të ndalohet zgjedhja. Kjo del nga pjesa e deklaratës së Aleksandar Vasilevskit”, tha Ruskovska.

“I akuzuari Spiro Ristovski në mbrojtjen e tij thekson se nuk njeh asnjë nga kryesorët e protestave ‘Për Maqedoni të Përbashkët’ përveç Bogdan Ilievskit, dhe nuk e njeh dëshmitarin Aleksandar Vasilevski. Nëse nuk e njeh Vasilevskin, si e shpjegon fakqin që me 27 prill në ora 20:23, Vasilevski e thirr në telefon. Dhe si paraqitesh në telefon nëse nuk e njeh atë person”, tha Ruskovska.

Ruskovska i krahasonte edhe deklaratat e të akuzuarit Vladimir Atanasovskit dhe dëshmitarit Aleksandar Nikollovski Ninxha, për të cilin tha se në detaje ka sqarua se çfarë e ka porositur Atanasovskit. Prokurorja citoi edhe mesazhet mes deputetëve Veljanovski, Dimitar Stevananxhija, Mile Janakieski, Elizabeta Kançeska Milevska. Mesazhet me Elizabeta Kançeska Milevska, Spiro Ristovski, Mile Janakieski, sipas Ristovskës, vërtetojnë se të akuzuarit kanë organizuar 27 prillin.

“Më 18 mars 2017, Dimitar Stevananxhija: ‘Sonte ose nesër, është e dakorduar’. I akuzuari Veljanovski ‘Qyteku le të jetë i dyfishtë’. Dhe ishte. Të gjithë e pamë. Në të gjitha mediat”, tha Ruskovska duke cituar mesazhet.

“Me mur të gjallë do t’i ndalojmë, nuk do të ketë Qeveri”, tha Ruskovska duke cituar Veljanovskin, dhe duke shtuar “Ja ku e keni murin e gjallë”. Ruskovska vazhdoi me fjalët përfundimtare: “Dhe tani çfarë bëjmë me pjesën e deklaratës së Milloshovskit ku thotë se nuk ka pasur vendim në OBRM-PDUKM që të pamundësohet zgjedhja e kryetarit të Kuvend? Ka pasur, edhe atë që nga dita e parë e fillimit të protestave.

“E gjithë kjo si nga dëshmitë e dëshmitarëve, por edhe nga faktet materiale, del qartë se Ristovski dhe Janakieski jo vetëm që kanë organizuar protestat, por janë përfshirë edhe në komitet. Tani çfarë bëjmë me qindra dëshmitarë, të cilët dëshmuan se edhe pse janë anëtarë të OBRM-PDUKM-së, askush nuk i ka organizuar të shkojnë në protesta. Gjykata e din se ka vepër penale për deklaratë të rreme”, tha mes tjerash Ruskovska.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey