Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se prona që u konfiskua në hetimin për rastin “Perandoria” kushton mbi 32 milionë euro. Ajo theksoi se përkohësisht është konfiskuar pronë në vlerë prej 32 milionë eurove ose 1 miliardë e 973 mijë denarë. Ruskosvska shtoi se është vështirë të zbulohen pronarët e vërtetë të pronave dhe se ekspertiza ka zgjatur një vjet e gjysmë. “Është e saktë. Kemi vështirësi në zbulimin e pronës për shkak se nuk udhëhiqet nga një person juridik ose pronarët real. Është e ndarë në disa persona. Një person e ka, pastaj tjetri ka pjesë. Dhe më pas hapen kompani of shore si kompani simotra. Kemi problem në zbulimin e pronarëve të vërtetë. E dimi se cila pronë e kujt është, por ne si prokurori para gjykatës duhet të dalim me prova”, u shpreh Ruskovska.

VMRO-DPMNE edhe sot ka reaguar për grevën në arsim, përcjell TV21. Zëdhënësja e Marija Miteva tha se pushteti nuk arriti përmes presionit të ndërpres grevën e SAShK-ut, si rrjedhojë sipas tyre është shpikur i ashtuquajturi dialogu social, që sipas tyre ka për qëllim mashtrimin e mësimdhënësve.

“Shantazhet, presionet dhe kërcënimet e Qeverisë nuk patën sukses për ta thyer grevën e SAShK-ut, ndërsa tani përmes sindikalistit të preferuar Darko Dimovski shpiket dialogu social me çka mundohen të mashtrojnë mësimdhënësit, profesorët dhe edukatorët. I bëjmë thirrje Qeverisë që të plotësojë kërkesat e mësuesve që janë në grevë të përgjithshme prej më shumë se dy javë dhe që nxënësit të kthehen në shkollë”, tha Miteva.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey