Propozimet e ASH-së për zbutjen e krizës energjetike

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përpiluar disa masa konkrete që mund të zbusin sadopak gjendjen e cila sa vjen e rëndohet me energjinë dhe ekonominë.

“Në të kaluarën disa herë kemi dhënë propozime të cilat herë janë refuzuar e herë janë pranuar me vonesë, por e ftojmë Qeverinë që një herë të paktën të reagojë në kohë për të mirën e qytetarëve dhe vendit”, theksoi deputetja Ilire Dauti nga Departamenti për ekonomi i ASH-së.

Ajo ka shpalosue këto propozime të ASH-së si vijon:

– të gjitha shkollat fillore, të mesme, fakultetet, si dhe institucionet e tjera arsimore të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal, e jo në tregun e lirë apo edhe në rastin më të keq nga furnizuesi i mundësisë së fundit.

– të gjitha spitalet, institucionet shëndetësore dhe ato për përkujdesje sociale e të pleqve, Aleanca për Shqiptarët propozon që të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal, pavarësisht kritereve që janë vendosur për t’u furnizuar në ..

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka përpiluar disa masa konkrete që mund të zbusin sadopak gjendjen e cila sa vjen e rëndohet me energjinë dhe ekonominë.

“Në të kaluarën disa herë kemi dhënë propozime të cilat herë janë refuzuar e herë janë pranuar me vonesë, por e ftojmë Qeverinë që një herë të paktën të reagojë në kohë për të mirën e qytetarëve dhe vendit”, theksoi deputetja Ilire Dauti nga Departamenti për ekonomi i ASH-së.

Ajo ka shpalosue këto propozime të ASH-së si vijon:

– të gjitha shkollat fillore, të mesme, fakultetet, si dhe institucionet e tjera arsimore të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal, e jo në tregun e lirë apo edhe në rastin më të keq nga furnizuesi i mundësisë së fundit.

– të gjitha spitalet, institucionet shëndetësore dhe ato për përkujdesje sociale e të pleqve, Aleanca për Shqiptarët propozon që të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal, pavarësisht kritereve që janë vendosur për t’u furnizuar në tregun e lirë apo në rastin më të keq nga furnizuesi i mundësisë së fundit .

– ndriçimi publik i pushtetit lokal (komunave), ndërmarrjet komunale e shtetërore me status të rënduar financiar, gjithashtu të furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal.

Sot jemi dëshmitarë se për të njëjtin shërbim, pra për ndriçimin publik, disa komuna furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi i shërbimit universal, disa nga furnizuesit në tregun e lirë e disa nga furnizuesi i mundësisë së fundit, kjo padrejtësi dhe masë abuzive e aplikuar nga kriteret e qeverisë duhet të merr fund dhe t’u mundësohet të gjitha komunave, për shërbimin e ndriçimit publik të furnizohen me energji elektrike vetëm nga furnizuesi i shërbimit universal.

– çerdhet, kopshtet për fëmijë, konviktet e nxënësve dhe studentëve, pasi që i takojnë kategorisë familjare për faturim të energjisë elektrike të konsumuar, ku tani aplikohen fasha (blloqe) tarifore, e të njëjtët shumë shpejt kalojnë në fashën e katërt ku çmimi është më i lartë edhe nga ai që aplikohet për kategorinë konsumuese industriale, Aleanca për Shqiptarët kërkon për këto subjekte të pësojë ndryshime sistemi tarifor aktual dhe të miratohet një kategori e re konsumatore ku do të aplikohet vetëm një fashë (bllok) tarifore dhe çmimi të jetë në nivele të arsyeshme, më konkretisht ai që është aktual në fashën e dytë të kategorisë konsumuese familjare ku çmimi është 8,06 denarë (distribuimi + furnizimi) .

– për gjigantët ekonomik e kompanitë e mëdha, Aleanca për Shqiptarët e fton Qeverinë që së bashku me këto subjekte të bashkërendojnë oraret e punës në kohën kur kemi tepricë të energjisë elektrike, tepricë e cila të mos shitet përmes prokurimit publik, por e njëjta t’u ofrohet këtyre subjekteve me çmime më të volitshme nga ato që ofrojnë operatorët energjetik në tregun liberal. Gjithashtu të shihet edhe mundësia e vënies në efiçencë të plotë të të gjitha impianteve energjetik në vend si dhe vënien në funksion të impianteve alternativë për prodhimin e energjisë elektrike, me qëllim që një pjesë e këtij prodhimi t’u ofrohet me çmime të arsyeshme referuese këtyre kompanive.

– si masa antikrizë propozojmë që qeveria të ndihmojë me paketa të ndihmës financiare të gjitha organet e pushtetit qendror e lokal që janë në vështirësi financiare, me qëllim të përballimit të kësaj gjendje kritike e aspak të volitshme.

– edhe gjatë vitit 2023 për pjesën e TVSH-së (tatimi i vlerës së shtuar) për konsumatorët familjarë për energjinë elektrike të konsumuar, Aleanca për Shqiptarët propozon që të vazhdojë të aplikohet shkalla preferenciale prej 5%, ndërsa për kategorinë konsumuese industriale të mundësohet ulja e masës nga ai aktual 18% në atë prej 10 %.

– për subjektet ekonomike e komerciale të cilët investojnë në impiantet fotovoltaike për konsum vetjak, i propozojmë qeverisë që të rimbursojë këto subjekte me vlerën e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) të kryer për këtë investim.

– për konsumatorët familjarë të cilët investojnë në impiantët fotovoltaik për konsum vetjak, Aleanca për Shqiptarët i propozon qeverisë që të rimbursojë vlerën e interesit bankar (kamatën) për kreditin bankar të marrë për këtë investim, ndërsa për ata konsumatorë familjarë që kanë investuar në impiantet fotovoltaike nga kursimet e tyre qeveria t’u rimbursojë 18% të vlerës së kryer për këtë investim.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së RMV-së, që sa më shpejt që të jetë e mundur, t’i marr parasysh këto propozime konkrete me qëllim që të zbuten sado pak efektet dhe pasojat negative me të cilat po përballen këto subjekte ekonomike e shoqërore gjatë kësaj krize ekonomike dhe energjetike. Në të kundërtën, Qeveria do të jetë përgjegjëse direkte për çdo pasojë dhe nuk do të mund të fshehet pas krizës globale dhe berzave botërore.”, theksoi Ilire Dauti, deputete e ASH-së.(INA)

Loading...