Protesta e sindikatave, kërkohet rritja e rrogës minimale, K-15 dhe i diela e lirë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut sot protesoi në Shkup për më shumë vëmendje dhe plotësim të kërkesave të punëtorëve.

E diela ditë jopune, rritja e rrogës minimale, rroga e 13 e njohur si K-15 si dhe kushte të tjera kanë qenë kërkesat e sindikalistëve në adresë të Qeverisë.

Darko Angelov, kryetari i shoqatës së Sindikatave u thirr në Kuvend, si shumë herë më parë, për të thënë kërkesat e tyre. Ai ka marrë premtimin se ligji për të dielën jopune do të miratohet më së voni deri në fund të javës së ardhshme dhe do aplikohet nga 1 janari.

LSM tha se do të bisedohet për të marrë një zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale së paku deri në janar të vitit 2022, ndërsa në ndërkohë pritet që Qeveria të reagojë që të gjithë punëtorët të marrin K-15. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey