Protesta të mjekëve amë, nuk do të japin receta dhe udhëzime

Anëtarët e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Republikës së Maqedonisë (ZPLRM) sot kanë nisur një protestë treditore, gjatë së cilës do të jenë në vendet e tyre të punës dhe do të pranojnë vetëm raste emergjente, por nuk do të japin udhëzime dhe receta.

Kërkesa kryesore e mjekëve amë është rritja e kapitacionit për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Më 27 gusht, Bordi i Drejtorëve të kësaj shoqate ka marrë vendim për mbajtjen e protestës më 5, 6 dhe 7 shtator – për shkak, siç thuhet në njoftimin e tyre, se nuk u pranuan kërkesat e tyre.

Krahas rritjes së kapitacionit, ata kërkojnë ndër të tjera “shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës së dekurajimit, rritjen e buxheteve për specialistët , laboratorët si dhe për ambulancat rurale, por edhe kërkesën të mos mbyllen ordinancat e mjekëve që duan të vazhdojnë punën mbi 64 vjeç”.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në prag të protestës së javës së kaluar tha se pakënaqësitë që ekzistojnë te mjekët e familjes duhet të zgjidhen në tavo..

Anëtarët e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Republikës së Maqedonisë (ZPLRM) sot kanë nisur një protestë treditore, gjatë së cilës do të jenë në vendet e tyre të punës dhe do të pranojnë vetëm raste emergjente, por nuk do të japin udhëzime dhe receta.

Kërkesa kryesore e mjekëve amë është rritja e kapitacionit për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Më 27 gusht, Bordi i Drejtorëve të kësaj shoqate ka marrë vendim për mbajtjen e protestës më 5, 6 dhe 7 shtator – për shkak, siç thuhet në njoftimin e tyre, se nuk u pranuan kërkesat e tyre.

Krahas rritjes së kapitacionit, ata kërkojnë ndër të tjera “shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës së dekurajimit, rritjen e buxheteve për specialistët , laboratorët si dhe për ambulancat rurale, por edhe kërkesën të mos mbyllen ordinancat e mjekëve që duan të vazhdojnë punën mbi 64 vjeç”.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në prag të protestës së javës së kaluar tha se pakënaqësitë që ekzistojnë te mjekët e familjes duhet të zgjidhen në tavolinë dhe me propozime konkrete që do të shqyrtohen dhe diskutohen dhe jo me bojkot të punës.

Por nuk do ti bashkohet grevës, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë, bashkë me shoqatën e përgjithshme të mjekësisë familjare me seli në Shkup.

Mjeku Bekim Ismaili nga kjo shoqatë thotë se përkrahje nuk do ketë pasi e njëjta shoqatë nuk është koordinaur më të gjithë shoqatat, dhe sipas tij duhet të ju jepet kohë institucioneve shëndetësore që sa më shpejtë ti marrin parasysh kërkesat emergjente që ka mjekësia primare. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey