Protestë në Kumanovë! Banorët i kërkojnë Dimitrievskit të mbajë premtimin për rrugën

Banorët e zonës ku lidhet komuna e Kumanovës me atë të Likovës protestuan sot me kërkesën që të shtrohet dhe rregullohet rruga “Trajko Jovanovski”. Shprehen se kjo rrugë është e shkatërruar dhe me gropa, nëpër të cilat u duhet të kalojnë çdo ditë, ndërsa kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nuk po e mban premtimin e dhënë para disa muajsh.

“Kjo rrugë nuk është e ndërtuar prej viti 1982, kemi pas ofertë prej kryetarit aktual na ka ofruar te mëhalla jonë që nëse e fiton mandatin e ardhshëm, që e ka tani për 4 muaj, do ta bëjë asfaltimin e kësaj rruge. Na ka pyetur personalisht me ekipin kur ka ardhur të kërkojë vota në lagjen tonë te një stadium e kemi këtu afër qe 4 muaj nëse e fiton mandatin e asfalton rrugën tonë”

“Ne kemi dalë për të na e rregulluar rrugën, na ka premtuar që do e rregullojmë brenda 4 muajve. Ai fitoi dhe nuk i intereson për këtë popull çfarë ka premtuar”

“Tani në mandatin e dytë dolëm e votuam të gjithë, me lagje me të gjithë por na gënjeu, është duke i rreg..

Banorët e zonës ku lidhet komuna e Kumanovës me atë të Likovës protestuan sot me kërkesën që të shtrohet dhe rregullohet rruga “Trajko Jovanovski”. Shprehen se kjo rrugë është e shkatërruar dhe me gropa, nëpër të cilat u duhet të kalojnë çdo ditë, ndërsa kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, nuk po e mban premtimin e dhënë para disa muajsh.

“Kjo rrugë nuk është e ndërtuar prej viti 1982, kemi pas ofertë prej kryetarit aktual na ka ofruar te mëhalla jonë që nëse e fiton mandatin e ardhshëm, që e ka tani për 4 muaj, do ta bëjë asfaltimin e kësaj rruge. Na ka pyetur personalisht me ekipin kur ka ardhur të kërkojë vota në lagjen tonë te një stadium e kemi këtu afër qe 4 muaj nëse e fiton mandatin e asfalton rrugën tonë”

“Ne kemi dalë për të na e rregulluar rrugën, na ka premtuar që do e rregullojmë brenda 4 muajve. Ai fitoi dhe nuk i intereson për këtë popull çfarë ka premtuar”

“Tani në mandatin e dytë dolëm e votuam të gjithë, me lagje me të gjithë por na gënjeu, është duke i rregulluar të gjitha rrugicat, rrugicën tonë e ka anashkaluar. Thotë që këtu ka të bëjë BDI-ja, asgjë nuk ka të bëjë BDI-ja. Ne kemi dalë si familjarë si njerëz të protestojmë dhe nuk e ndalim këtë protestë. Në qoftë burrë ai le të vijë ta shohë, se nuk është burrë e as asgjë”

“Asgjë nuk është punuar në rrugën tonë, këtë rrugë Titoja e ka bërë në vitin 1980, po Tito e ka bërë në kohën e komunizmit. Nuk është fshat, ky është qytet dhe për këtë e lus kryetarin e komunës që këtë punë ta kryej sa më shpejtë”

TV21 u përpoq të marrë qëndrime edhe nga kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona. Banorët e kësaj lagjeje paralajmëruan se nga e hëna protestat do të zhvendosen para Komunës së Kumanovës./TV21

Loading...