PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu ka dhënë një prononcim për mediat. Para gazetarëve, Manastirliu shprehet se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës. Po ashtu, […]

maj 14, 2025 - 01:00
 0  4
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu ka dhënë një prononcim për mediat.

Para gazetarëve, Manastirliu shprehet se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës.

Po ashtu, ajo thekson se këtë besim do ta kthejnë në shumë punë.

Pjesë nga fjala e Manasterliut:

 “PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek PS dhe Edi Rama për të vazhduar projektin ambicion për Shqipërinë në BE. Ky është një besim i madh që do ta kthejmë në më shumë punë për një të ardhme më të mirë. Ky është një leksion i madh qytetarie i atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Dua të falenderoj strukturat e PS, anëtarësinë e PS, ata që na kanë mbështetur. Kjo është një fitore e qytetarëve të Tiranës dhe e gjithë qytetarëve shqiptarë.”