PS gati ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Felaj: Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore. Kështu bëri me dije deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Sipas Felajt ishte e nevojshme që të rishikohej ligji, ndërsa shoi se janë kujdesur që të analizojnë të gjitha praktikat më të mira ligjore. E pyetur në lidhje me pjesëmarrjen […]

Nëntor 30, 2023 - 14:15
 0  6
PS gati ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore, Felaj: Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend nismën ligjore për ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore. Kështu bëri me dije deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj.

Sipas Felajt ishte e nevojshme që të rishikohej ligji, ndërsa shoi se janë kujdesur që të analizojnë të gjitha praktikat më të mira ligjore.

E pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës, Felaj tha se ka kërkuar që të jenë anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

“Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e opozitës, por nuk është një e drejtë e pakufizuar. ¼ e deputetëve të Kuvendit kanë të drejtë të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor. Ligji i vitit 2002 ka qenë ligji që ka detajuar këtë kërkesë për të drejtat e pakicës. Kam kërkuar që anëtarët e opozitës të mund të përfaqësoheshin në komisionin Ad-hock. Unë i kam ndjekur me vëmendje edhe qëndrimet e anëtarëve të opozitës dhe nuk më rezulton që dikush aty të ketë dashur që të ulemi në një tryezë punë dhe të punojmë me një tryezë të përbashkët. Koha nuk pret. Këtë duhet ta diskutojmë me të trija nisma, një e Tabakut dhe ajo e Spahos. Puna e komisioneve hetimore ka dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Shqipëri. Ne duam të bëjmë një ndarje të qartë që mos të zëvendësojmë punën e prokurorisë dhe të Gjykatës.”- tha Felaj.