PS kërkoi masë disiplinore, përjashtohet me 40 ditë nga Edi Palokën, penalizohet dhe Petrit Doda që kritikoi Alibeajn 

Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi 40 ditë deputetin Edi Paloka, kurse Petrit Dodën 20 ditë.  Mbledhja u zhvillua pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi masë disiplinore për dy deputetët e opozitës.  PS kërkoi masë për Palokën pasi dogji rregulloren, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyrje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd […]

shkurt 9, 2024 - 22:00
 0  4
PS kërkoi masë disiplinore, përjashtohet me 40 ditë nga Edi Palokën, penalizohet dhe Petrit Doda që kritikoi Alibeajn 

Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë nga Kuvendi 40 ditë deputetin Edi Paloka, kurse Petrit Dodën 20 ditë. 

Mbledhja u zhvillua pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi masë disiplinore për dy deputetët e opozitës. 

PS kërkoi masë për Palokën pasi dogji rregulloren, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyrje ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. 

Kujtojmë se seanca plenare e së enjtes u shoqërua sërish me tension, ku deputeti Paloka në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama do të jetë ai i diktatorëve dhe më pas dogji rregulloren e Parlamentit.