PS mban zgjedhjet në 29 shkurt dhe nuk voton për Sekretarin e Përgjithshëm

29 shkurti i këtij viti ngjason shumë me 30 qershorin. Në rastin e parë qytetarët ju drejtuan kutive të votimit, pa patur mundësi të zgjedhin, ndërsa në rastin e dytë, socialistët do u drejtohen kutive për të mos zgjedhur fare. Të paktën kështu ndodh me dy postet kyçe në parti.

Pasi zhvilloi “zgjedhje” (përmes referendumit) që të mos ketë zgjedhje në PS në 2016, Edi Rama nuk do të votohet as në 2020. Kësaj radhe, këtë ia garanton Statuti. Gjurmët e Edi Ramës po i ndjek me përpikmëri edhe Taulant Balla, duke e përjashtuar veten nga përballja me votë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.

Por ky është vetëm një problem!

Partia Socialiste shkon në zgjedhje në një vit të brishtë dhe si për ironi të fatit, ashtu si zgjedhjet, kjo ditë vjen vetëm një herë në katër vjet. Të shkosh në zgjedhje do të thotë te kesh mundësi për të zgjedhur, ndëshkuar apo aprovuar, por kjo nuk do të ndodh tek socialistët.

Por çfarë thotë Statuti i PS?!

Sipas Statutit të miratuar në 2016, të gjithë duhet të shkojnë në zgjedhje, përveç kryetarit të Partisë Socialiste, në këtë rast Edi Ramës.

Sipas nenit 40, pika 5 e statutit, thuhet se kryetari në momentin që është kryeministër, atëhere i rinovohet automatikisht mandati.

Por Statuti i PS nuk vlen për Taulant Ballën, sekretarin e Përgjithshëm të PS. Sekretari i Përgjithshëm është përjashtuar nga procesi i zgjedhjeve, duke e kthyer këtë proces në një farsë.

Përse duhet Taulant Balla si Sekretar i Përgjithshëm?!

Sekretari i Përgjithshëm ka rol kyç në parti, pasi zëvendëson Kryetarin, mban punimet e Asamblesë dhe mbikëqyr Statutin. Por ndryshe nga 30 qershori ku opozita refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, Gazeta SHQIP mëson se shumë kundërshtarë të Ramës në parti kanë shfaqur interes për të garuar për postin e Sekretarit. Ndaj kjo është arsyeja, që Rama kërkon ta mbajë fort Taulant Ballën.

Por ky veprim dëmton PS, demokracinë e brendshme në parti dhe traditën pozitive të zgjedhjeve.

Tentativa për të çimentuar me çdo kusht pozitat, do të ketë kosto për socialistët. Por, si për çudi, ai që do të garantojë procesin zgjedhor, do të jetë vetë Taulant Balla, i cili nuk pranon të zgjidhet vetë, duke u kapur në keqinterpretimin e nenit 45 të Statutit të Partisë Socialiste.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey