PSD u reagon deputetëve e ministrave të VV-së: Këta që na mbyllën, tash po bëjnë ekskursione në Shqipëri

PSD u reagon deputetëve e ministrave të VV-së.

Ministra e deputetë të VV-së ia kanë mësyrë Shqipërisë pasi që në Kosovë ishte partia e tyre në qeveri që futi në fuqi masa mbyllëse. E për këtë çështje kanë reaguar nga PSD.

Lajmi raportoi pak më herët se si deputeti Valon Ramadani, ministri Liburn Aliu e zyrtarë të tjerë të VV-së po qëndrojnë në Shqipëri kur në Kosovë janë në fuqi masat restriktive.

E Nol Nushi nga PSD me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se personat që na mbyllën, tash po bëjnë ekskursione në Shqipëri, nga e cila refuzuan edhe vaksinat.

Postimi i plotë:

3 persona ne veture, nuk jane familjare (nuk llogaritet Kurti si babe politik).

Me te ndale policia keshtu ne Kosove, denohesh per shkelje te rregullave te pandemise.

Kta qe na mbyllen, tash po bojne ekskursione ne Shqiperi, nga e cila i refuzuan vaksinat por spo ia refuzojne plazhin e shetitjet.

Nderkohe Dr. Hipokriti tu i ndrru mindilat e setres.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey