Pse iu dha shtetësia politikanit ukrainas prorus, sot përgjigjet Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK)

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare(ANB), Viktor Dimovski sot pritet të jap shpjegimin se përse ky institucion i sigurisë i dha opinion pozitiv ukrainasit kontrovers Aleksandër Onishçenko për të marrë nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Dimovski do të raportoj para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e punës së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB) dhe Agjencisë së Inteligjencës (IA). Të mërkurën seanca e këtij Komisioni është ndërprerë, pasi kryetari i Komisionit, Ljupço Prenzov, ka njoftuar se ka marrë njoftim nga drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dimovski, se nuk do të mund të marrë pjesë për shkak të angazhimeve në Bruksel, përcjell INA.

Prenzov më herët kishte paralajmëruar se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, do të duhet të shpjegojë se si zyrtarëve të Agjencisë i kanë munguar të dhënat për Onishchenkon, i cili akuzohet për marrëveshje korruptive në Ukrainë dhe është vendosur në “listën e zezë” amerikane.

Shtetasi ukrainas Onishc..

Shtetasi ukrainas Onishchenko, i cili në Ukrainë konsiderohet si politikan prorus dyshohet për pastrim parash dhe trafikim me qenie njerëzore. Ai me sugjerimin e Federatës së Kuajve është bërë shtetas i Maqedonisë si sportist i kuajve. Vendimin për dhënien e nënshtetësisë maqedonase e ka marrë Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.(INA)

Loading...