Pse je i padëshiruar nga palët politike maqedonase? Përgjigjet Ziadin Sela

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga Çim Peka se pse ai është i padëshiruari i palëve politike.

Sipas Selës kjo ndodh ndoshta për arsyen se ai nuk bën kompromis me premtimet që u jep qytrtarëve ashtu si palët e tjera politike bëjnë.

“Unë nuk e di duhet të përgjigjen ata. Ndoshta sepse ne nuk pranojmë kompromis. Ne nuk bëjmë kompromis për premtimet që u kemi bërë qytetarëve. Unë u kam thënë nëse nuk sillet ligji për gjuhën ne e lemë qeverinë. Dhe ligji për gjuhën u soll nga ne”, tha Sela.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey