Pse në politik gjithmonë të mëdhenjët dorëhiqen për të tregu moral, por pse nuk e bëjnë humbësit lokal?

Xhulian Shabani

Pas një heshtje pa politik në profilin tim. Mbetja jasht ekipit të shtabit në zgjedhjet e fundit lokale, ndjej përgjegjësi morale ndaj vullnetarëve dhe opozitarëve të vërtet që të japim një llogari për punën time që e kisha çdo ditë fushat dhe jo vetëm para zgjedhjeve, duke patur vetëm facebookun si mundësi, do tê përdor një instrument demokracie!

Dorëheqja ime pas zgjedhjeve me numrin më të madh të votave të opozitës në “Zgjedhjet Parlamentare të 2020” nuk u publikua deri sot për të mos dëmtuar opozitën por sot është koha që të motivohet morali në politik dhe akti i dorëheqjes.

Shef i PR nga 25.10.2019-21.09.2020 (tani një vit nga dorëheqja në kryesi)

Është bërë një vit nga dorëheqja ime nga detyra e shefit të Marrëdhënieve Publike (PR) në Aleancën për Shqiptarët, por që tani jam i nxitur të bëj publike të arriturat e mija në këtë detyrë, që e kam kryer me përkushtim të madh dhe pa asnjë çmim.

Më 25.10.2019 fillova si shef i PR-it në ASH, pas një votimi në kryesi të partisë, ku kërkesa ime ishte që mos të zëvendësoj askënd në ndonjë dikaster, ku si rezultat krijuam PR-in e partisë për të cilin gjithashtu falënderoj që nuk kisha asnjë kundërkandidat dhe u votova unanimisht nga kryesia e partisë.

Pas një pune të palodhshme dhe të pandalur, me mbështetjen e gjerë, sidomos atë të gazetarëve dhe mediave të njohura, unë dhash dorëheqje të parevokueshme, më 21.09.2020.
Dorëheqjen e bëra për shkaqe personale dhe morale, i revoltuar nga rezultati i zgjedhjeve. Edhe pse fitues në qytetin tim dhe vendvotimin tim përgjegjësinë për rezultatin e ndjeja në nivel republikan. Dorëheqja u dorëzua në kryesi të partisë, ajo u refuzua dhe nuk u pranua, por unë isha I vendosur, edhe pse kisha respektin nga kryetari I partisë, sekretari dhe shumica e anëtarëve të kryesisë për punën time të bërë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare, sidomos për rezultatin dhe ngritjen e votave, unë lash të nënkuptohet dhe isha i definuar rreth sajë!

Dorëheqjen e lash për mos tа publikuar deri në gjetjen e një personi që do të zëvendësonte pozicionin tim në këtë subjekt.
Asnjëherë nuk kisha në plan që të jem pjesë e ndonjë subjekti dhe të leja anash karrierën time 15 vjeçare televizive, por hapja e dyerve të mëdha dhe nevoja shumë e madhe nga ASH-ja më dha obligim kombëtar dhe njerëzor që të jem një vit në timonin e PR-it të subjektit dhe tre vite paraprake në ndihmë të subjektit në çdo cep dhe nevojë duke ndarë një pjesë të jetës, shëndetit, familjes për këtë subjekt .

Sa punë bëmë për një vit? Shumë!
Nga themelimi i partisë 2016 e deri ne ardhjen në krye të PR-it tetor 2019 kishte 28 press konferenca, 53 kumtesa, 47 reagime, në total: 128.

Kurse nga tetori i 2019-të deri në 21.09.2020 një vit sa isha në kokën e PR-it kishte 129 press konferenca, 247 kumtesa, 312 reagime, në total 688 ose katër fish i punës së kaluarës për një vit dhe instalim i një ritmi tjetër dinamik.

– Facebook, Twitter, instagram – Në rrjetet sociale ishim lider nga të gjithë subjektet (shqiptare dhe maqedonase).

Një pres konferencë, emision apo video promovuese nga ASH emetohej njëkohësisht në 1 milion e 210 000 fansa me opsionin crospost në facebook, teknologjia e iniciuar hera e parë në RVM që kaloi në ndikim, marketing dhe konvertim subjekti prej në qasje profesionale nga ajo që ishim në 2016.

Posta elektronike e kompletuar me link nga çdo press konferencë me video matriale të ngarkuara në HD dhe tekst të transkriptuar në shqip, maqedonisht e në disa raste për ambasadat e huaja edhe në anglisht.

• Materiale video. Kamera hd dhe 4k të nivelit të lartë të botës së filmit, telepromter dhe stream teknologji për të qenë më afër popullit në çdo mënyrë, krijim dhe rritje të aktivitetit të fanpage eksponentëve tjerë deri ne 35 fish nga ajo që ishin dhe verifikimin e tyre për zhdukjen e mija #fake profileve të cilat dëmtonin dhe krijimin e rrjeteve mjaft të forta sociale dhe ndikimin nga ta edhe tek mediat për trajtim potencial. Grafik design, 2d dhe print të gatshëm 24/7.

Komunikim në mënyra dhe të gjitha mundësitë për promovimin e subjektit dhe ngritjen e vetëdijes në nivelin lokal, rajonal dhe kombëtarë, zbatim i përpiktë i mesazheve të subjektit, forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të subjektit për komunikim efektiv me opinionin, përmirësimin e transparencës në punën e subjektit, përmirësimi i komunikimit me të gjitha grupet e synuara, përmirësimi i imazhit të subjektit, reagim i përshtatshëm ndaj kërkesave për informata në kohë të caktuar dhe moment të duhur. Kanale për komunikim personal dhe të drejtpërdrejtë.

-inicues për krijimin e FRASh dhe ofrimin e rinistave!
• Krijimi dhe zbatimi i fushatave – Mbi 132 orë xhirime tereni dhe montime video nga “bashkëbisedime me qytetarë” e deri tek fushata e zgjedhjeve parlamentare, dokumentarë nga fushatat tona të ndryshme si “Don’t you 20% me” shumë aktivitete nga frash , regjistrimi, “shtetësia” e shumë tjera.

• Krijimi i serverit për përkthimin e kanalit të kuvendit, kërkesa e cila nuk mundej të realizohej nga Kuvendi për shkaqe teknike e njejta u bë e mundur që të konvertohet kanali nga maqedonishtja në shqip dhe i njejti të bëhet streaming e që në fund deputetët e ASH-së të kenë mundësinë në kohë rekorde të jenë në fanpage të çdo deputeti dhe të gatshme për çdo medium.

•Promovimin e fytyrave të reja, që nga departamentet, degët, frash, antarëve të kryesisë e deri tek deputetët e përzgjedhur e shumë departamente të stimuluara për punë dhe intelektual që iu bashkuan subjektit tonë.

• Emisione, deklarata, qëndrime për mediat nga vendi por shumë edhe ato nga rajoni dhe Evropa. Organizimin e ngjarjeve të ndryshme në interes të popullit.

• Trajnimi i brendshëm i ekipit dhe bashkëpunëtorëve për nevojat e medias, duke pasur parasysh përvojën time 15 vjeçare në media dhe profesionalizimin në konceptin e punës së tyre për thyerjen e barrierave dhe bartjen e mesazhit të subjektit në çdo cep të vendit dhe njoftimin, promovimin e
eksponentëve tanë edhe ne Kosovë e Shqipëri.

• Kanalet e komunikimit në nivelin komunal
Ndihmuam komunat Gostivar, Bogovinë dhe Vrapçisht, si dhe këshilltarët tanë nga Kumanova deri në Strugë

• Komunikimi me media
Korrekt dhe të përcaktuar personat adekuat për Emisione, pressa, qëndrime dhe deklarata!

Ndryshuam:
Qëllimet e komunikimit, target grupet, nevojat dhe qëndrimet për problemet e tyre, mjetet dhe metodat e komunikimit efektiv me jasht, mjete dhe metoda të komunikimit të brendshëm efektiv!

Promovimi i subjektit, problematikave dhe zgjidhjen e tyre me tema të inicuara:
Shteti i kapur, drejtësisë, lufta kundër krimit, administrata publike, marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe, forcimi i qeverisjes lokale dhe ajo e Ligjit për Shtëtësi.
Ekipi i PR-it ishte motori i ASH-së, ai rriste efektet çdo ditë e më shume që sot numëron një grup profesionistësh të cilët çdo herë kishin një ide plus për njëri tjetrin e që gjatë kësaj periudhe kontribut dhanë shumë vullnetar/e të një mendimi e ideali, për të bërë ndryshimin.

Ekipi i produksionit njiashtu i përbër nga profesionist 24/7. Ky ishte një mision madhor dhe një punë kolosale, që isha i detyruar ta bëj publike, ndërsa 90% të punëve tjera të bëra gjatë kësaj periudhe, mbeten si pjesë e subjektit ASH.

Reflektimi mbi këto ndihmon rikuperimin. Renovimi, riparimi është i nevojshëm dhe urgjent prandaj jam i sigurt që do t’ia dale ASH! Ka aktivist energjik partia, njerez shume të mire dhe fisnik që meritojn të jenë atje ku ende nuk janë, kanë përkrahjen time ndryshimet!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey