“Pse nuk gjen burrë, je e freskët”, Monika Lubonja jep përgjigjen epike

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja ka marrë vëmendje të madhe në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Gjatë kohës që ajo ka qëndruar në “BBV” ka treguar edhe një herë që mosha nuk të ndalon të ndjehesh si një vajzë e re.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo mundohet të jetë aktive në rrjete sociale.

Së fundi ajo ka krijuar mundësinë që ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje asaj.

E si duket ata ishin kuriozë të dinin edhe për jetën e saj private.

“Pse nuk martohesh, je e re e freskët” e kanë pyetur ndjekësit në rrjetet sociale.

Ndërsa ish-banorja e “Big Brother VIP” ka thënë se është ende në kërkim të princit të kaltër, derisa përgjigjen e ka kthyer me video.

“Sepse jam në kërkim. Nuk ka dalë akoma princi kaltër”, tha Monika.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey